Welcome to the official website of The Bislimi Group Foundation
 
TBG Foundation
Educate. Experience. Empower.

Home  Programs  News  Supporters  About Us  Contact                                        


SHKOLLA KANADEZE VERORE
Per Demokraci dhe Lidership

Klikoni ketu per Versionin ne Anglishte / Click here for the English Version

AKTERET LOKAL NE ZHVILLIM NDERKOMBETAR - LocalAID 2015
Edmonton, Alberta, Kanada
31 Maj deri 13 Qershor 2015 

Programi "Akteret Lokal ne Zhvillim Nderkombetar," LocalAID, ėshtė njė program studimor / trajnues dy-javor i cili i ofron pjesėmarrėsve njohuri profesionale nė fushėn e zhvillimit ndėrkombėtar, fushė kjo kyēe e zhvillimit dhe pėrparimit tė vendeve pas-konfliktuoze, shoqėrive nė tranzicion, apo vendeve nė zhvillim e sipėr.

Programi ėshtė organizuar dhe administrohet nga Fondacioni TBG nė bashkėpunim me King’s University, nė premisat e sė cilit do tė mbahet programi dhe do tė akomodohen pjesėmarrėsit.  Programi do tė mbahet nė kryeqytetin e Provincės sė Albertės, Edmonton, njėrin nga qytetet mė tė mėdha tė Kanadasė, nga 31 Maj deri me 13 Qershor 2015. Ky program ofrohet si pjese e Shkolles Verore Kanadeze per Demokraci dhe Lidership.

Gjatė kohėzgjatjes sė programit, pjesėmarrėsit do tė ndjekin ligjėrata apo seminare cdo ditė. Kohėn tjetėr, pjesėmarrėsit do tė kalojnė duke lexuar materialet e nevojshme sipas udhėzimeve tė ligjėruesėve, duke punuar nė grupe, dhe duke shfrytėzuar blibliotekėn e universitetit King’s dhe atė publike tė Edmontonit pėr nevoja tė kėrkimit / hulumtimit akademik. 

Pjesėmarrėsit do tė kenė mundėsinė qė tė vizitojnė nė mėnyrė tė organizuar edhe disa nga institucionet kryesore universitare si dhe institucionet tjera qeverisėse nė Edmonton. Gjate nje vikendi, pjesemarresit do te shkojne per vizite nje-ditore ne Calgary, Alberta, njerin nga qytetet kryesore te biznesit nderkombetar ne Kanada.

Nė fund tė programit, pjesėmarrėsit do tė pajisen me certifikata pėrkatėse si dėshmi e pėrfundimit tė suksesshėm tė kėtij programi. Afati i fundit per te aplikuar eshte 23 Shkurt 2015.

Ligjeratat / Seminaret

Cdo ditė pune (e hėnė – e premte), pjesėmarrėsit e programit do tė njekin ligjerata apo seminare mbi tema tė caktuara tė fushės sė zhvillimit ndėrkombėtar.  Ligjėratat apo seminaret do tė zgjasit nga tri deri nė katėr orė nė ditė, varėsisht nga tema e ditės nė fjalė.

Programi do tė udhėhiqet nga njė ligjėrues kryesor me pėrgatitjen adekuate pėr tė ligjėruar nė kėtė lėmi. Ndėrsa, pėr tema tė caktuara do tė ketė edhe ligjėrues tjerė qė vijnė nga universitet e Edmontonit dhe Qeverise se Provincės sė Albertės.

Temat bosht tė programit janė:

-         Organizatat Ndėrkombėtare dhe Roli i Tyre ne Zhvillimin Lokal 

-         Akteret Lokal dhe Progresi i Vendeve nė Zhvillim

-         Politikat dhe Diplomacia e Projekteve Zhvillimore Nderkombetare 

-         Lideret e Rinj, Akteret Lokal dhe Zhvillimi Demokratik ne Vendet e Pas-Konfliktit

Kush Mund te Marre Pjese? 

Programi ėshtė i hapur pėr tė gjithė ata qė kanė interes tė demostruar pėr fushėn e Zhvillimit Ndėrkombėtar, apo temat bosht tė programit, tė cilėt i plotėsojnė kriteret nė vijim. 

Kriteret pėr pranim nė program kėrkojnė qė aplikanti:

-         Tė jetė student i njė universiteti tė njohur / akredituar nė studime tė rregullta tė nivelit universitar ose pas-universitar  nė ndonjėrėn nga shkencat shoqėrore (psh, shkenca politike, ekonomik, juridik, administrate publike, apo tė ngjashme); OSE tė jetė i punėsuar nė njė institucion publik ose privat nė njė pozitė profesionale sė cilės do t’i kontribuonte ky program;

-         Tė posedojė njohuri mesatare tė gjuhės angleze—edhepse ligjeratat / seminaret do te mbahen ne gjuhen shqipe;

-         Tė posedojė pasaportė valide pėr udhėtim jashtė vendit;

-         Tė mos jetė nėn hetime apo i dėnuar pėr ndonjė vepėr kundėrvajtjeje ose penale;

-         Tė dorėzojė aplikacionin me dokumentat e kompletuara brenda afatit kohor tė pėrcaktuar si data e fundit pėr pranim tė aplikacioneve;

-         Tė kryejė tė gjitha pagesat e ndėrlidhura me programin.

Kosto e Programit

Kosto reale e programit eshte $2,775.00. Por, pas pėrpjekjeve tė shumta tė Fondacionit tonė, kosto e kėtij programi dy-javor nė Edmonton tė Kanadasė do tė jetė vetėm $1,375.00, pasi qe secilit kandidat te pranuar ne program do t'i ofrohet nje burse akademike ne vlere prej $1,400.00.  Nė kosto pėrfshihen: tė gjitha ligjeratat / seminaret, tė gjitha materialet e programit, casja nė biblioteka universitare dhe atė publike; transporti lokal (bileta e metros); transferi nga dhe pėr nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Edmontonit, akomodimi (nė apartamente tė mobiluara me gjashtė dhoma gjumi, kuzhinė dhe dhome ndeje tė pėrbashkėt, internet, telefon lokal, si dhe dy banjo—dmth, secili pjesėmarrės do ta ketė dhomėn e vet tė gjumit), tiketa kthyese e udhetimit per viziten nje-ditore ne Calgary, si dhe dreka gjate diteve kur mbahen ligjeratat. Nė kėtė kosto nuk pėrfshihen: aviobileta kthyese dhe shpenzimet personale. Fondacioni yne mund t'ju ndihmoje ne sigurimin e aviobiletave grupore qe zakonisht jepen me cmim me te lire sesa blerja e tyre individualisht.    

Organizatori e ka tė drejtėn ekskluzive pėr anulimin e programit nėse numri i pjesėmarrėsve ėshtė garanton mbarėvajtjen e programit.

Menyra e Aplikimit

Tė gjithė tė interesuarit qė i plotėsojnė kriteret e pranimit tė program, mund tė aplikojnė pėr kėtė program deri mė 23 Shkurt 2015

Pėr tė aplikuar, kandidatėt duhet tė dorėzojnė FORMULARIN E APLIKIMIT ONLINE. Formularit te kompletuar duhat t'ia shtoni (ngarkoni online) CV/Resumene tuaj si dhe nje Leter Motivuese (ne format PDF ose DOC). Perndryshe, kėto dokumente mund t'i dergoni edhe ne kete email: democracy@bislimi.org.  

Viza Kanadeze

Pėrgatitja e dokumentacionit tė nevojshėm pėr tė aplikuar pėr vizė kanadeze ėshtė pėrgjegjėsi e secilit aplikant tė pranuar nė program. Pasi qė aplikanti njoftohet se ėshtė pranuar nė program, atėherė ai/ajo duhet qė tė pėrgatisė tė gjithė dokumentet e nevojshme pėr aplikim pėr vizė kanadeze. Dokumentet kyēe qė konfirmojnė qėllimin e kėrkesės pėr vizė kanadeze si dhe dėshmi mbi pranimin e aplikantit nė kėtė program sigurohen nga Fondacioni.

Ambasada Kanadeze nė Vjenė, qė ėshtė pėrgjegjėse pėr shtetasit e Kosovės qė dėshirojnė tė aplikojnė pėr vizė kanadeze, e ka tė drejtėn legjitime dhe ekskluzive pėr vendimin nė lidhje me pajisjen e aplikantit pėr vizė.

Nė rast tė refuzimit tė kėrkesės pėr vizė, aplikantit i kthehet pagesa e plotė e programit e kryer paraprakisht, nė vlerė prej $1,375.00. Pagesat qė bėhen nė llogarinė e Ambasadės Kanadeze per vize janė tė pakthyeshme.

Kodi i Miresjelljes dhe Kushtet Tjera

Pėrveē kushteve dhe kritereve tė programit tė elaboruara deri mė tani, tė gjithė pjesėmarrėsit e programit duhet t’i pėrmbahen me pėrkushtim rregullave tė mirėsjelljes dhe kushteve tjera, si mė poshtė:  

-         Aplikantėt e pajisur me vizė, obligohen qė tė ndjekin programin pėr tė cilin iu ėshtė lėshuar viza. Tėrheqja nga programi pas marrjes sė vizės nėnkupton humbjen e plotė tė pagesės sė programit dhe mundėsinė e anulimit tė vizės kanadeze.

-         Aplikantėt e pajisur me vizė, tė cilėt detyrohen tė tėrhiqen nga programi pėr arsye tė pakontrulluara nga ta (rast vdekje nė familje, sėmundje nė familje tė ngushtė, etj), do tė marrin mbrapa 90% tė pagesės sė programit (nėse tėrheqja e arsyeshme bėhet deri mė 1 Maj 2015) apo 50% (nėse tėrheqja e arsyeshme bėhet me ose pas dates 1 Maj 2015). 

-         Aplikantėt qė arrijnė nė Edmonton dhe fillojnė programin, e tė cilėve eventualisht mund t’iu duhet tė tėrhiqen parakohe nga programi, nuk kanė tė drejtė mbi kthimin e pagesės sė programit.

-         Gjatė gjithė qėndrimit nė Edmonton, pjesėmarrėsit do tė respektojnė nė plotėni njėri-tjetrin, ligjėruesit, dhe udhėheqėsin e programit. Pėr cdo ngatėrresė eventuale, pjesėmarrėsit duhet tė kontaktojnė me udhėheqėsin e programit nė Edmonton.

-         Pjesėmarrėsit duhet tė respektojnė nė plotėni orarin e ligjeratave, seminareve, dhe aktiviteteve tjera zyrtare tė programit, sipas agjendės sė pėrcaktuar nga udhėheqėsi i programit, e cila do t’iu dorėzohet pjesėmarrėsve nė ditėn e parė tė programit.

-         Pjesėmarrėsit duhet tė respektojnė nė plotėni tė gjitha rregullat e King’s University ku edhe do tė mbahet programi. Pjesėmarrėsit, po ashtu, duhet tė respektojnė nė plotėni tė gjitha rregullat e ndėrlidhura me banimin e tyre nė apartamentet e King’s University.

-         Pjesėmarrėsit janė pėrgjegjės pėr mirėmbajtjen e tė gjitha pajisjeve, oriendive, dhe hapsirave tė banimit nė apartmentin e tyre.

-         Pjesėmarrėsit duhet tė respektojnė nė plotėni tė gjitha rregullat dhe ligjet e Qytetit tė Edmontonit, Provincės sė Albertės, dhe Shtetit tė Kanadasė.

-         Pjesėmarrėsit janė pėrgjegjės pėr vetėn e tyre, dhe kujdesin ndaj vetės sė tyre, dhe lirojne nga pergjegjesia Fondacionin TBG, King's University dhe organizatat ose individet tjere te nderlidhur me programin.

Pyetje?

Nėse keni pyetje shtesė nė lidhje me kėtė program, ju lutem qė ato tė na i dėrgoni pėrmes emailit nė democracy@bislimi.org  apo tė kontaktoni me ndonjėrin nga zyrtarėt e Fondacionit tonė.


 


All rights reserved. Copyright © 2006-2015 by The Bislimi Group Foundation
Home | Programs | News | Supporters | About Us | Contact  
The Balkans Peace Program | The Washington School | The Canadian Summer School | The Education for Peace Scholarship Program | Academic Services & TOEFL