Mirėsevini nė Faqėn Zyrtare tė
The Bislimi Group
...duke ndihmuar nė realizimin e ėndėrrave...

 

English
The image “http://www.historyimages.com/flag/50star-medium.gif” cannot be displayed, because it contains errors.

 

 

 Faqja Amė
 

 Shkrimet
 

 Intereset
 

 Komentet
 

PROJEKTET:

Bursat pėr Studime Universitare nė Amerikė 2007-2008
 

 

 

 

The Bislimi Group me krenari ju prezanton librin e parė tė Faton Bislimit nė fushėn e analizės politike e shoqėrore si njė kompoze shkrimesh tė ndryshme tė para nga prizma e tė qenurit pėrtej Atlantikut. Autori si dhe Grupi e falėmderon nga zemra botuesin qė ka bėrė publikimin e kėtij libri – Jalifat Group Publishing – nga Hjustoni i Teksasit, SHBA, si dhe sponzorin e publikimit, z. Ramiz Tafilaj, President i Jalifat Group Publishing. 

Autor: Faton Bislimi 
Titulli: Nė Rrugėtim me Kosovėn: Tatėpjetat dhe tė Pėrpjetat 
Botues: Jalifat Group Publishing, Hjuston, Teksas, SHBA 
Botimi i parė: Prill 2006 

ISBN:

 

Ju lutem na shkruani nė publications@bislimi.org pėr tė porositur kopjen tuaj personale tė librit Nė Rrugėtim me Kosovėn: Tatėpjetat dhe tė Pėrpjetat.  


Pėr tė mėsuar mė shumė pėr kėtė libėr, nė vazhdim po ju japim atė qė disa nga liderėt dhe figurat mė tė ndritura tė politikės shqiptare nė SHBA dhe tė letrave shqipe nė botėn e gazetarisė e kanė thenė pėr librin Nė Rrugėtim me Kosovėn: Tatėpjetat dhe tė Pėrpjetat.


Hyrje
Joseph J. DioGuardi
Ish-Kongresist Amerikan dhe Kryetar i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane
Shirley Cloyes DioGuardi
Publiciste dhe Kėshilltare pėr Ēėshtje tė Ballkanit nė LQSHA
Nju Jork, SHBA


Parathėnie
Skender Buēpapaj 
Kryeredaktor, Gazeta e Pėrditėshme Kombėtare "Bota Sot"
Zurich, Zvicėr 


Fjala e Botuesit
Ramiz Tafilaj 
Biznesmen dhe President i Jalifat Group Publishing
Hjuston, SHBA


Pasi tė keni lexuar atė qė ėshtė thėnė pėr kėtė libėr nga kompetentėt, nuk mund tė mos doni ta keni edhe ju kopjen tuaj personale tė librit Nė Rrugėtim me Kosovėn: Tatėpjetat dhe tė Pėrpjetat.  Pra, na shkruani menjėherė nė publications@bislimi.org pėr tė porositur kopjen tuaj.

 

 
Hyrje

Nė Mars 2002, Faton Bislimi, atėherė student universiteti nė Hjuston tė Teksasit, na kishte kontaktuar pėrmes faqės sonė nė internet tė Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane—lobit vullnetar qė ne e drejtojmė sė bashku me njė bord tė shqiptaro-amerikanėve pėr tė mbrojtur tė drejtat njerėzore, politike, dhe qytetare tė popullit shqiptar nė ish-Jugosllavi dhe Shqipėri. Nė atė kohė, Fatoni ishte ftuar tė marrte pjesė nė njė konferencė ndėrkombėtare tė liderėve tė rinjė nė Pragė, ku ai do tė pėrfaqėsonte rininė e Kosovės, atdheut tė tij. Ai kishte pėrcjellur me vėmendje punėn e Ligės sonė Qytetare nė Washington, DC pėr pavarėsinė e Kosovės dhe ndjente se, pasi qė ishte i vetmi shqiptar i ftuar pėr pjesėmarrje nė kėtė konferencė, e kishte pėr obligim tė paraqiste ēėshtjen tonė pėr pavarėsinė e Kosovės para liderėve tė rinjė evropianė. Na kishte thėnė se kėtė udhėtim do ta ndėrmerrte gjatė pushim dimėror nga shkolla, por se i duhej pėrkrahje financiare pėr tė mbuluar shpenzimet e udhėtimit dhe akomodimit, njė pjesė e tė cilave nuk ishin mbuluar nga nikoqiri i konferencės.

Ne ishim impresionuar tejmase nga iniciativa e Fatonit pėr tė kontaktuar me neve drejtpėrsėdrejti duke na e paraqitur idenė e tij nė njė projekt-propozim tė mrekullueshėm pėr tė pėrfaqėsuar ēėshtjen mė tė rendėsishme pėr Kosovėn dhe pėr tė gjithė shtat milionė shqiptarėt nė Ballkan, dhe prandaj kishim kontaktuar miq e kolegė pėr tė bėrė tė mundur prezencėn e tij nė Pragė. E gjithė kjo u shndėrrua mandej nė njė partnership madhor midis nesh. Prezantimi i Fatonit nė kėtė konferencė kishte marrė nderime tė mėdha, dhe ai pati mundėsinė qė t’u jepte mėse njėqind pjesėmarrėsve nė konferencė njė perspektivė tė re nė lidhje me kushtet nė tė cilat kanė jetuar shqiptarėt shumėvuajtur tė Kosovės qė vet Fatoni i kishte pėrjetuar personalisht. 

Fatoni u kthye nga Praga pėr tė vazhduar studimet e tij tė dyfishta nė shkenca kompjuterike dhe matematikė nė Texas Lutheran University. Me thellimin e bashkėpunimit tonė, bėhej edhe mė e kjartė pėr ne se kapaciteti i tij intelektual ishte i jashtėzakonshėm, ashtu sikur edhe kreativiteti, frytshmėria, dhe pėrkushtimi i tij ndaj ēėshtjes kombėtare shqiptare.  Ne kėrkuam qė Fatoni tė bėhej Koordinator pėr Ēėshtje tė Studentėve dhe Rinisė pranė Ligės Qytetare. Ai kėtė e pranoi me kėnaqėsi dhe menjėherė iu pėrkushtua punės pėr tė krijuar njė faqe tė veēantė nė internet nėn sponsorimin tonė tė quajtur “Albanian Students International,” dhe vazhdoi tė udhėheqė e tė kryejė disa nga projektet tona mė tė rėndėsishme qė kėrkonin aftėsitė e tij tė fuqishme si shkrimtar dhe pėrkthyes simultan nė Shqip dhe Anglisht. 

Gjatė tri viteve qė ne kemi punuar me Fatonin, ai na ka ndihmuar nė shumė mėnyra pėr tė ngritur vetėdijen publike shqiptare nė lidhje me punėn e Ligės Qytetare nė Washington dhe nėpėr botė, si dhe ka shėrbyer si njė ambasador efektiv yni nė Evropėn Perėndimore dhe nė Shtetet e Bashkuara. Disa herė ka koordinuar dhe organizuar vizitat e delegacioneve tona Kongresionale nė Kosovė, duke shėrbyer si pėrkthyes zyrtar por edhe koordinator. Nė kėto raste, ai ėshtė ndihmuar edhe nga babai i tij, Halit Bislimi, njė profesionist tejet i aftė, inxhinier, qė kishte humbur vendin e tij tė punės nė Gjilan pas instalimit tė pushtetit serb nė Kosovė, por gjithėnjė kishte vazhduar t’i kontribuojė nė shumė mėnyra pėrpjekjeve tė vendit tė tij pėr pavarėsi. 

Fatoni gjithashtu ka shėrbyer edhe si pėrkthyes zyrtar simultan Anglisht-Shqip gjatė misionit faktmbledhės sė Ligės sonė Qytetare nė Gusht 2003 nė trojet shqiptare nė Mal tė Zi sė bashku me Kongresistin Tom Lantos, Demokratin numėr njė nė Komitetin pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė Kongresit tė SHBA-ve.  Ky udhėtim kishte shėnuar edhe vizitėn e parė tė njė Kongresisti Amerikan nė kėtė rajon si dhe iniciativėn e parė tė diasporės shqiptaro-amerikane pėr tė adresuar edhe ēėshtjen e shqiptarėve nė Mal tė Zi nė shekullin njėzet-e-njė. Ky udhėtim shėnoi edhe fillimin e karierės sė Fatonit si autor.  Njė prej shkrimeve tė para tė Fatonit nė Anglisht (qė ishte botuar nga gazeta shqiptaro-amerikane Illyria) ishte frymėzuar nga puna e tij si pėrkthyes nė Dėgjimin Kongresional tė Komitetit tė tė Drejtave tė Njeriut mbi tė “Ardhmen e Shqiptarėve nė Mal tė Zi” nė Tetor 2003.  Ky ishte edhe udhėtimi i tij i parė pėr nė Washington, DC. 

Kongresisti Lantos ishte impresionuar nga puna e Fatonit nė kėtė dėgjim kongresional, dhe si rezultat kishte aprovuar njė punė praktike pėr Fatonin nė Stafin Demokratik tė Komitetit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė Kongresit tė SHBA-ve gjatė verės sė vitit 2004.  Njė prej gjėrave mė tė rėndėsishme qė kishte bėrė gjatė punės nė Kongres, me kėrkesė tė kėshilltarės sė lartė pėr politikė tė jashtėme tė Kongresistit Lantos, ishte pėrgatitja e njė informatori ditor nė lidhje me Ballkanin me informacione nga burime tė ndryshme mediale, qeveritare, e akademike, pėr anėtarėt e ekzekutivit tė Komitetit pėr Marrėdhėnie me Jashtė.

Kėshtu, Fatoni vazhdoi qė tė shkruajė edhe njė sėr shkrimesh tjera, qė ishin botuar kryesisht nė Bota Sot dhe Illyria. Duke parė talentin e tij, Elida Buēpapaj, kolumniste dhe editore nė Bota Sot, si dhe kryeredaktori Skėnder Buēpapaj i ofruan Fatonit mundėsinė e tė shkruarit rregullisht nė Bota Sot si komentator e analist mė 2005. “Nė Rrugėtim me Kosovėn: Tatpjetat dhe tė Pėrpjetat” ėshtė njė koleksion i shkrimeve tė tij gjatė dy viteve tė shkuara. Ky libėr paraqet njė perspektivė tė rėndėsishme pėr Kosovėn e pasluftės dhe pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare tė parė pėrmes prizmės sė njė shqiptari tė ri nga Kosova, i cili edhe pse shumė i pėrkushtuar ndaj kombit dhe vendit, ishte dashur ta lė Kosovėn pėr shkak tė ngjarjeve tė historisė pėr tė studijuar jashtė. Tani, Fatoni ėshtė studijues nė Shkollėn Postdiplomike tė Qeverisjes John F. Kennedy tė Universitetit tė Harvardit, ku ėshtė duke magjistruar nė administratė publike dhe zhvillim ndėrkombėtar. Ai pret qė sė shpejti tė kthehet pėr tė jetuar dhe punuar nė njė Kosovė tė pavarur. 


Shqiptarėt gjithėkund—qofshin nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipėria, Lugina e Preshevės, Ēamėria, apo diaspora—kanė nevojė pėr intelektualė tė rinjė tė pėrkushtuar ndaj ēėshtjes kombėtare sikur Faton Bislimi. Me tė lexuar tė shkrimeve tė tij tė paraqitura nė kėto faqe, edhe ju do tė kuptoni pse ėshtė kėshtu.

Joseph J. DioGuardi

Ish-Kongresist Amerikan dhe Kryetar i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane
Shirley Cloyes DioGuardi
Publiciste dhe Kėshilltare pėr Ēėshtje tė Ballkanit nė LQSHA
Nju Jork, SHBA

<<kthehu<<
    


*  *  * 

Parathėnie

“Nė Rrugėtim me Kosovėn: Tatėpjetat dhe tė Pėrpjetat” ėshtė njė frymėmarrje e mirėfilltė shqiptare nė ajrin e Amerikės

Nė njė kohė kur del me librin e tij tė parė, Faton H. Bislimi ėshtė sot njė ndėr pėrfaqėsuesit mė nė zė tė brezit mė tė ri tė intelektualėve shqiptarė. I lindur dhe i rritur nė Kosovė, brenda pak vitesh tė qėndrimit nė Amerikė, ai ka arritur nė njė lartėsim tė personalitetit tė tij dhe nė njė pjekuri tė admirueshme tė mendimit tė tij pėr fatet tona kombėtare. 

Natyrisht Kosova ėshtė tema e shqetėsimeve tė Faton H. Bislimit nė librin e tij “Nė Rrugėtim me Kosovėn: tatėpjetat dhe tė pėrpjetat”. I edukuar nė shkollėn amerikane tė mendimit politik, Faton H.Bislimi ka dėshmuar se pėr asnjė ēast nuk e ka ndjerė veten tė shkėputur nga toka dhe nga jeta e Kosovės, se gjithnjė e ka ndjerė veten pjesė tė shqetėsimeve, tė luftės, tė idealeve kombėtare tė Kosovės.

Ka disa vjet tashmė qėkur Fatoni ėshtė bashkėpunėtor i rregullt i gazetės kombėtare “Bota Sot” me analizat e tij pėr ēėshtjet mė tė mprehta dhe mė tė freskėta tė zhvillimeve nė Kosovė dhe tė zhvillimeve ndėrkombėtare pėr Kosovėn, ēka ėshtė njė nder i vėrtetė pėr gazetėn tonė kombėtare. Kėto analiza tregojnė se ai ėshtė gjithnjė nė kontakt me gjithēka qė shkruhet dhe flitet pėr Kosovėn nė literaturėn mė elitare tė Amerikės dhe nė institucionet mė tė specializuara e mė tė fuqishme tė Amerikės, aq sa ėshtė papushim i lidhur me pėrditshmėrinė e Kosovės, ku ka familjen dhe tė afėrmit e tij, ku e shikon realizimin e plotė tė popullit tė tij, veēanėrisht tė brezit tė tij. 

Nė shkrimet e pėrmbledhura nė librin e Fatonit ndjehet saktėsia dhe ndjeshmėria me tė cilėn ai i ka regjistruar lėkundjet sizmike, pehamat nėpėr tė cilat ka kaluar Kosova pėrgjatė kėtyre viteve plot tragjedi dhe shpresa, pehama tė cilat autori i librit i ka karakterizuar si tatėpjeta dhe tė pėrpjeta, pra si fundosje dhe si lartėsime tė Kosovės, duke u kapur pėrfundimisht nė bregun e shpresės, nė bregun e sė ardhmes. 


Libri “Nė Rrugėtim me Kosovėn: tatėpjetat dhe tė pėrpjetat” del nė njė kohė kur Kosova ka hyrė nė fazėn e bisedimeve me Perėndimin pėr t’ia dhėnė trajtėn zyrtare shtetit tė saj tė pavarur dhe sovran. Autori i librit ėshtė njė nga ata mendimtarė perėndimorė tė Kosovės dhe tė kombit shqiptar qė pėrpiqen ta shėmbėllejnė Kosovėn me pėrvojat mė tė mira shtetėrore tė cilat ata i kanė jetuar dhe i kanė studiuar nė Perėndim, duke sjellė nė rreshtat e librit modele nga mė tė parapėlqyerat e tyre si pėr zgjidhjen nė tėrėsi tė ēėshtjes sė Kosovės, ashtu pėr funksionimin nė veēanti tė pėrbėrėsve tė shtetit dhe tė jetės sė Kosovės. Edhe kėtu autori dėshmon sa pjekuri aq edhe pėrgjegjshmėri prej atdhetari perėndimor pėr Kosovėn.

Nuk mungojnė nė librin e Faton H. Bislimit ballafaqimet me armiqtė dhe kundėrshtarėt e ēėshtjes sė Kosovės, notat e theksuara polemiste kundėr dredhive tė reja, dinakėrieve tė reja, prapashpinave tė reja nė kurriz tė fatit tė Kosovės, pėrpjekjeve rrufjane pėr tė ringjallur aleancat e dikurshme gjakatare dhe pėr tė rikrijuar fronte tė kobshme qė do tė pengonin proceset e Kosovės, tė Evropės dhe tė hapėsirės veriatllantike nė tėrėsi. 


Faton H. Bislimi ėshtė ndėr shqiptarėt mė tė suksesshėm qė ka realizuar brenda pak vitesh shumėēka nga ajo qė quhet ėndėrra amerikane. Ai ėshtė i vetmi nė brezin e tij dhe ndėr tė paktit shqiptarė nė pėrgjithėsi qė ka marrė frymė pothuaj nė tė gjitha institucionet nė kreun e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės qė ka parė si punojnė hallkat e ndryshme tė sistemit gjigant amerikan, ku frymon edhe vizioni shpėtimtar amerikan pėr Kosovėn dhe pėr kombin shqiptar. Kėto pėrvoja ai i ka pasqyruar me ndjenjė tė pastėr e tė dlirė nė shkrimet e tij, duke e parė ėndėrrėn amerikane si pjesė tė ėndėrrės sė tij shqiptare. Kjo ka bėrė qė idealisti dhe realisti me kėmbėt krejtėsisht nė tokė tė pajtohen aq mrekullueshėm nė autorin e librit dhe nė mendimet qė pėrftohen aty. 

Lexuesi do tė ketė vetė mundėsinė tė vėrejė nėpėr faqet e librit se autori aq sa i pėrkushtohet kėrkesės sė lartė pėr realizimin e gjinive tė larmishme publicistike, nėpėrmjet tė cilave i shpalos vizionet dhe pėrsiatjet e tij, me po aq kėmbėngulje dhe me po aq dashuri ai i pėrkushtohet lėvrimit sa mė mjeshtėror tė gjuhės shqipe, nėpėrmjet tė cilit mishėron nivelin artistik tė shprehjes nė publicistikėn e tij.

“Nė Rrugėtim me Kosovėn: tatėpjetat dhe tė pėrpjetat” ėshtė njė frymėmarrje e mirėfilltė shqiptare nė ajrin e Amerikės. Ai pėrbėn njė hap tė parė vendimtar nė karrierėn e njė mendimtari tė fuqishėm kombėtar perėndimor, siē ėshtė autori i librit, Faton H. Bislimi. 

Autori ėshtė i ri nė moshė, por pėrvoja relativisht e pasur e arritjeve tė jetės sė tij nė pak vite nė Amerikė, tregon se ai ėshtė nga ata shqiptarė tė rinj qė pėr asnjė ēast nuk kėnaqet me arritjet e veta, tregon se ai ėshtė njė shqiptar i ri me qėllime tė larta nė jetė si pėr veten, ashtu edhe pėr Kosovėn dhe ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi, ashtu edhe pėr vendin mikpritės, Amerikėn, shpėtimtaren e kombit shqiptar, ēlirimtaren e Kosovės, sė cilės ai i ėshtė mirėnjohės pėr jetė tė jetėve. 

Lexuesit nuk do ta humbin rastin tė lexojnė librin e parė tė Faton H. Bislimit, qė tė kenė pastaj mundėsinė pėr ta pėrcjellė hap pas hapi rritjen e tij tė sigurtė nė fushat e karrierės tė mendimtarit i cili pėrherė e mė shumė do tė dėgjohet dhe do tė respektohet.


Skender Buēpapaj 

Kryeredaktor, Gazeta e Pėrditėshme Kombėtare "Bota Sot"
Zurich, Zvicėr 

<<kthehu<<

 

*  *   * 

Fjala e Botuesit


Mėrgimi ėshtė njė plagė qė ka lėnduar kombin shqiptar pėr shekuj. Por, nė tė njejtėn kohė, sa ka qenė i dėmshėm, nė disa raste edhe ka qenė i dobishėm. Nuk ėshtė lehtė pėr askėnd qė tė lė shtėpinė, vendin e lindjes, familjen, farefisin, miqtė, e dashamirėt, dhe tė ecėn drejtė njė shtegu tė panjohur, tė futet nė pyllin e errėt tė pasigurisė, tė cilit nuk i dihet as fundi. Mirėpo, koha ka bėrė qė shqiptarėt, duke qenė shumėherė nėn okupimin e regjimeve brutale, tė marrin kėtė rrugė tė errėt duke bartur me vete vetėm shpresėn pėr pak dritė nė fund tė errėsirės. 

Kur njeriu aftėsohet tė ecėn edhe rrugės sė errėt, atėherė ai bėhet shumė mė i shkathėt tė ecėn rrugės me dritė.  Fati qė i bėri shumė shqiptarė tė ecėn kėsaj rruge tė errėt tė mėrgimit, nė tė njėjtėn kohė i bėri ata edhe mė tė aftė qė tė ecin rrugės me dritė. Dhe, kėshtu arritėn qė shumė nga ta tė krijonė emra me renome botėrore – tė behėn lavdia dhe krenaria e gjithė shqiptarisė. 

Largėsia nga vendlindja pėr mėrgimtarin ėshtė plagė e rėndė nė zemėr. Por jo vetėm kaq, ajo ėshtė edhe energji e shtyrje qė nė zemrat mėrgimtare vendlindja, kombi, gjuha, zakonet e tradita, tė mbesin tė pacėnuara dhe gjithėnjė tė freskėta. Edhe sikur shumė paraardhės mėrgimtarėsh shqiptarė tė vjetėr, ashtu edhe disa nga gjeneratat mė tė reja tė mėrgimtarėve, po tregojnė se vlerat e tyre kombėtare i mbajnė nė majėn e krenarisė sė tyre. 

Dhe, pa aspak dyshim, kjo dėshmohet nga puna, krijimtaria, dhe pėrkushtueshmėria ndaj atdheut e vet autorit tė kėtij libri, Faton Bislimit. Qysh nė ditėt e para tė jetės sė tij nė Amerikė, Fatoni i kishte dhėnė vetit pėr obligim tė vendoste ndėr prioritetet e para ēėshtjen kombėtare. I ardhur nė Shtetet e Bashkuara me mision tė qartė – pėr t’u shkolluar – Fatoni, jo vetėm qė ia dual tė pėrmbyll kėtė mision me rezultate fantastike akademike, duke diplomuar nė Shkenca Kompjuterike dhe Matematikė nga Texas Lutheran University me nderimet mė tė larta akademike, por edhe i tejkaloi qėllimet e misionit tė tij fillestar, duke arritur qė tė sigurojė vendin meritor nė vazhdimin e studimeve postdiplomike nė Shkollėn Postdiplomike tė Qeverisjes John F. Kennedy tė Harvard University, universitet ky qė e ėndėrrojnė qindra mijėra studentė tė dalluar nga e mbarė bota. 

Por, as sukseset akademike, as tė arriturat pėrtej diplomimit universitar nuk e kėnaqen Fatonin. Ai vazhdoi, me pėrkushtim tė plotė, tė punojė nė kauzėn kombėtare. Mė kujtohet fare mirė shkrimi i tij i parė qė kisha lexuar nė internet nė vitit 2002 nė lidhje me Rezolutėn e Kuvendit tė Kosovės pėr pėrcaktimin e Territorit tė Kosovės. Mendimi i tij analitik dhe karakteri bindės mė patėn bėrė kurreshtar qysh atėherė tė njihja mė mirė kėtė bashkėkombas. Dhe, qė atėherė, me seriozitetin mė tė madh kam pėrcjellė tė gjitha shkrimet dhe punimet e tij, pėr tė cilat, besoj se edhe vet lexuesi do tė arrijė tek konkludimi i njejtė – cilėsia ėshtė karakter i padiskutueshėm, mendimi analitik ėshtė baza argumentative, dhe gjuha e pastėr shqipe ėshtė bukuria e shkrimeve tė Faton Bislimit. 

“Nė Rrugėtim me Kosovėn: Tatėpjetat dhe tė Pėrpjetat” nuk ėshtė vetėm njė libėr pėr lexim relaksimi, por mbi tė gjitha ėshtė njė libėr i veēantė nė tė cilin tema kryesore, qė ėshtė Kosova dhe ēėshtja kombėtare shqiptare, rrihet nga shumė kėnde prizmike. Me shumė tė drejtė, autori e titullon librin “Nė Rrugėtim me Kosovėn: Tatėpjetat dhe tė Pėrpjetat”. Edhepse largė vendlindjes, ai gjithėnjė jetoi nė tė. Ai rrugėtoi me tė – ishte pjesė e rrugėtimit tė Kosovės. Duke e ruajtur me agrisivitet intelektual ēėshjen kombėtare shqiptare, veēanėrisht nė kontekstin e Kosovės, Fatoni me vend flet pėr “tatėpjetat” dhe “tė pėrpjetat” e rrugėtimit tė tij me Kosovėn. Gjithėnjė me motiv realiteti, ai i pėrkushtohet pasqyrimit tė ngjarjeve nė Kosovė apo tė lidhura me Kosovėn qofshin ato tė dėmshme (tatėpjeta), apo tė dobishme (tė pėrpjeta).  


Jalifat Group, jo vetėm qė mburret qė ka sjellur kėtė tekst nė duart e lexuesve, por nė tė njejtėn kohė beson se ky botim i kontribuon zgjimit tė njė interesimi mė tė madh tek gjeneratat e reja tė shqiptarėve mėrgimtarė pėr sa i pėrket ēėshtjes kombėtare shqiptare nė pėrgjithėsi, dhe fatit tė Kosovės nė veēanti. Edhepse i futur nė rrugėn e errėt tė mėrgimit nė njė moshė shumė tė re, Fatoni arriti qė nga kjo errėsirė tė dalė me pishtar nė dorė – me dritėn e diturisė, dritėn mė tė fortė tė njerzimit, dritėn qė nuk shuhet kurrė. Le tė shėrbejė puna e tij si shembull. Dhe, le tė vazhdojė udhėtimi i tij edhe mė tej – drejt sukseseve akademike, profesionale, jo vetėm pėr tė, por pėr tė gjithė popullin bir i denjė i tė cilit ėshtė. 

Ramiz Tafilaj 
Biznesmen dhe President i Jalifat Group Publishing
Hjuston, SHBA

<<kthehu<<


 

 

 

The image “file:///C:/Documents%20and%20Settings/Owner/My%20Documents/My%20Pictures/Tony4-Dec0404-EMail.jpg” cannot be displayed, because it contains errors.
Faton H. Bislimi


Libri mė i ri:

Nė Rrugėtim me Kosovėn:
Tatėpjetat dhe tė Pėrpjetat

 

 

 

Kush Jemi Ne?




Info pėr
Kontakt

This is page is maintained by The Bislimi Group. Feel free to e-mail us.
Copyright © 2006-2008 by The Bislimi Group. All Rights Reserved.