Mirėsevini nė Faqėn Zyrtare tė
The Bislimi Group
...duke ndihmuar nė realizimin e ėndėrrave...

 

English
The image “http://www.historyimages.com/flag/50star-medium.gif” cannot be displayed, because it contains errors.

 

 

 Faqja Amė
 

 Shkrimet
 

 Intereset
 

 Komentet
 

PROJEKTET:

Bursat pėr Studime Universitare nė Amerikė 2007-2008

Sherbimet pėr Studentė

Arkivi i Lajmeve:

Pritet Rritja e Programit te Bursave Arsimim per Paqe ne 2008

Sfidon Partite per te Ardhme me te Mire per Gjilanin - Faton Bislimi ne Zgjedhjet 2007

Bislimi - Panelist Nderkombetar ne Konferencen Nderkombetare te CESA-s ne Kanada

Perzgjidhen Fituesit e Bursave Arsimim per Paqe 2007-08

Bislimi Magjistron dhe Nderkohet me Mirenjohje nga Klasa MPAID-07 e Harvardit 

Pakot e Aplikacioneve pėr vitin shkollor 2007-08 tani mund tė merren online

Bislimi Flet para Bordit tė Drejtorėve (Senatit) tė Texas Lutheran University

Promovohet Libri "Nė Rrugėtim me Kosovėn" i autorit Faton Bislimi

Pėrzgjidhen Fituesit e Bursave Arsimim per Paqe 2006-07

Zv. Kryeministri i Kosoves Falemderon TLU-ne dhe Fondacionin per Programin e Bursave Arsimim per Paqe
 

 

 

 

 



Zgjedhjet 2007:
Faton Bislimi dhe Shpresa e Qytetarėve tė  Gjilanit 
www.gjilan.org


Gjilan, 16 Shtator 2007—Njė ndėr thėniet mė tė pėrmendura nga qytetarėt e rėndomtė jo vetėm kėtyre ditėve, por edhe kohė mė parė sa herė qė temė diskutimi ėshtė qeverisja, ėshtė pa dyshim thėnia “ishalla vjen nė krye njė gjeneratė e re, e bėhet mirė, se ndryshe nuk po bėn.”  Dhe, sikur qė kjo shpresė apo lutje e qytetarėve tani mė veq ka mundėsinė tė shėndėrrohet nė realitet pėr komunėn e Gjilanit nė zgjedhjet e nėntorit, pasi qė kandidaturėn e tij pėr Kryetar Komune e ka bėrė publike edhe Faton Bislimi, si kandidat i pavarur. 

Faton Bislimi ka vetėm 24 vjet dhe nė Gjilan njihet si i riu qė ka kthyer ėndėrrat nė realitet, mandej jo vetėm pėr vetėn e tij, por edhe pėr shumė tė tjerė. Ėshtė lindur e rritur nė Gjilan ku edhe ka pėrfunduar shkollimin e mesėm. Gjatė shkollimit tė mesėm nė Gjimnazin “Zenel Hajdini,” Fatoni ka krijuar dhe udhėhequr me sukses Organizatėn e Rinisė Shkollore (ORSH) e cila ka qenė organizata mė aktive joqeveritare nė Gjilan pėr dy vite nėn lidershipin e Fatonit, duke implementuar projekte te ndryshme nė tė mirė tė qytetarėve tė Gjilanit e vecanėrisht rinisė nė bashkėpunim me organizata ndėrkombėtare si USAID, OSCE, Caritas, etj.  Pas pėrfundimit tė shkollimit tė mesėm, Faton Bislimi ka shkuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ku ka studjuar nė Universitetin e Texas-it (TLU) me burse tė plotė dhe nė afat rekord prej vetėm tri viteve ka arritur tė diplomojė me nderimet mė tė larta akademike nga dy fakultete – shkenca kompjuterike dhe matematike, duke arritur tė jetė edhe studenti i vitit tė universitetit pėr suksesin e tij aq tė lartė akademik. Menjėherė pas pėrfundimit tė studimeve universitare nė Maj 2005, Fatoni ka vazhduar studimet e magjistratures ne shkollėn mė tė njohur tė botės, nė Universitetin e Harvardit, nė Shkollėn Postdiplomike tė Qeverisjes John F. Kennedy, ku ka magjistruar nė Administratė Publike dhe Zhvillim Ekonomik Ndėrkombėtar nė Qershor 2007.  Edhepse mbanė dokumentacion tė rregulltė tė punės nė SHBA dhe shtetėsi Kanadeze, Fatoni pas magjistrimit i ėshtė kthyer jo vetėm familjes por edhe Gjilanit me dėshirė dhe vullnet qė gjithė dijėn dhe pėrvojėn qė ka ta shfrytėzoj nė tė mire tė qytetarėve tė vendlindjes sė vet.

Faton Bislimi, sa i pėrket pėrvojės, ka njė pėrvojė tė bujshme si nė Kosovė ashtu edhe jashtė, nė SHBA. Nė Kosovė ka punuar pėr shumė organizata ndėrkombėtare (USAID, Odėn Ekonomike Amerikane, OSCE, UNDP, etj), kurse pėrvoja e tij mė e rėndėsishme nė SHBA ėshtė nė Kongresin e SHBA-ve, ku Fatoni ka qenė shqiptari i vetėm qė ka shėrbyer si asistent pėr cėshtje tė Ballkanit nė Komitetin pėr Marrėdhėnie me Jashtė tė Kongresit tė SHBA-ve nė Washington, DC gjatė verės se 2004-tės.  Gjithėherė i pėrkushtuar pėr cėshtjen kombėtare, ai ka bashkėpunuar me shumė personalitete amerikane e ndėrkombėtare, si kongresistėt Tom Lantos, Ben Gilman, Dana Rohrabacher, Henry Hyde, Senatorėt Bob Dole, John McCain (kandidat pėr President te SHBA-ve), etj. Bashkėpunim tė vecantė Fatoni ka edhe me kongresistin e mirėnjohur pėr shqiptarėt, Joseph DioGuardi dhe Kėshilltaren pėr Cėshtje tė Ballkanit, znj. Shirley Cloyes, tė Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane. 

Qė nga marsi 2006, Fatoni ka themeluar dhe udhėheq fondacionin “The Bislimi Group” (www.bislimi.org) me seli ne Houston, Texas dhe me zyre vendore ne Prishtinė, qė pėrmes Programit tė Bursave pėr Studime nė SHBA – Arsimim pėr Paqe – ndanė tetė bursa pėr studime nė Universitetin e Texasit (TLU) pėr talentė tė rinjė nga Kosova qė duan tė shkollohen nė SHBA. Gjenerata e parė e bursistėve tė Fatonit kanė filluar studimet nė TLU nė Gusht 2006, kurse gjenerata e dytė do tė fillojė nė Dhjetor tė kėtij viti. 

Ndėrkombėtarisht, Fatoni ėshtė i njohur si ekspert pėr cėshtje tė arsimimit kualitativ dhe zhvillimit ekonomik, pasi qė ėshtė ftuar tė ligjeroj nėpėr njė sėr konferencash ndėrkombėtare nė SHBA e Evropė. Ai po ashtu ka qenė shqiptari i parė qė i ka siguruar Kosovės pėrfaqėsim nė Samitin Botėror tė Rinisė dhe nėpėr konferenca e forume tjera ndėrkombėtare.  Ėshtė anėtar nderi i Shoqatės sė Liderėve tė Rinjė tė Traktatit tė Atlantikut Verior pėr Evropė, Shoqatės sė Shkollarėve tė Nderit tė SHBA-ve, Akademisė Amerikane tė Shkollarėve tė Nderit, Akademisė Amerikane tė Liderėve tė Rinjė, etj. Fatoni gjithashtu ėshtė edhe autor i njė libri tė matematikės pėr shkollarėt fillore, dhe njė libri tjetėr me analiza socio-ekonomike “Nė Rrugėtim me Kosovėn” tė botuar nė Houston , Texas , nė Prill 2006.  

Duke patur parasysh tė arriturat e tij tė deritashme, qė pėr njė moshatar tė tij janė thuajse tė pamundshme, Fatoni prapseprap i mbeti besnik fjalės sė tij se do tė merrte pėrvojat mė tė mira amerikane pėr t’u kthyer nė vendin e tij. Ai tani pretendon postin e tė parit tė Gjilanit pėr tė kthyer Gjilanin nė njė qytet mė dinjitet dhe krenari, duke pėrmirėsuar dukshėm infrastrukturėn, zhvillimin ekonomik lokal, si dhe shėrbimet tjera tė domosdoshme pėr qytetarė. Duke patur njė pėrkrahje tė fortė nga miqtė e tij me influence tė madhe nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ai futet nė kėtė garė si kandidat i pavarur pėr tė realizuar programe progresive pėr qytetarėt, pėr tė sjellur njė frymė tė re me pėrvojė amerikane nė qeverisjen lokale tė Gjilanit.  Tani vetėm mbetet pėr tė parė se sa besnik do t’i qendrojnė dėshirės sė tyre “pėr dicka tė re, e pėr nje gjeneratė tė re” qytetarėt e Gjilanit.



Pergatitur nga Shtabi Zgjedhor i Kandidatit te Pavarur per Kryetar te Gjilanit - Faton Bislimi
www.gjilan.org 


The Bislimi Group - Publications
publications@bislimi.org

 

 

The image “file:///C:/Documents%20and%20Settings/Owner/My%20Documents/My%20Pictures/Tony4-Dec0404-EMail.jpg” cannot be displayed, because it contains errors.
Faton H. Bislimi


Libri mė i ri:

Nė Rrugėtim me Kosovėn:
Tatėpjetat dhe tė Pėrpjetat

 

 

Kush Jemi Ne?




Info pėr
Kontakt

This is page is maintained by The Bislimi Group. Feel free to e-mail us.
Copyright © 2006-2008 by The Bislimi Group. All Rights Reserved.